Ndërron jetë në moshën 81 vjeçare Artisti i Madh Sherif Merdani

Kultura

Ndërron jetë në moshën 81 vjeçare Artisti i Madh Sherif Merdani

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 19:30
Sherif Merdani

Një lajm i trishtë për botën e artit! Artisti i njohur Sherif Merdani është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Merdani njihet si një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqiptare, teksa ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Ai ka qenë edhe i dënuar në kohën e diktaturës, pasi bëri 16 vite burg pas Festivalit të 11-të, së bashku me disa kolegë të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat