PSE NUK KËNDON BILBILI
Netëve pa hënë e ditëve pa diell,
buzë varreve heshtur rri një bilbil,
ka kohë që këngës nuk ia ka thënë
nga degët e lisit e përgjon një nënë…
pse ajo hesht, ma nuk vajton,
tek varri i zbrazur djalin s’e kujton ?!
E ka mposhtur mosha
i është zbehur shpresa
se t’birit të zhdukur
nën lis do t’i pushojnë eshtrat…..
A HARROHET HISTORIA
(Emil Kestemanit, shkrimtar belg)
“Duhet të harrohet historia…“
pate thënë miku im poet,
ajo me përsëritje
nëpër kohë rreshqet !
Ti do paqen,
unë s’jam për hakmarrje,
çdo të thoje vallë,
për ata që i ç’varrosi kuçedra
dhe i mori bashkë me mijëra të gjallë?
Qe dy vjet,
çdo tre muaj nga dyzet
edhe ish të gjallët
na i kthen
skelet në thes!
Bruksel, 13 mars 2004