Nëse koha më kap nën shulet e barit,
Himn t’më jetë arra që qan në degë gjethi,
Kur hija e vjetër do të mërgojë e hutuar,
Në shtigjet e gurit hapat e vjetër të më thithin.
Drapëri i verës do të dëshirojë të ndajë
Në gjunjët e grurit, barërat e këqija,
Heshtja e artë në një shportë përkulet,
Loti i fushës, brezi im, porsi një destin.
Shkulur nga shkëlqimi i livadheve që ikin,
Borziloku i natës së përjetësisë do të lindë,
Pranë syrit të stanit, qengji i butë do të kullosë
Nga psherëtima jeshile, dora ime porsi një lule.
E kapur në mjeshtërinë e furrave të djegura,
Djepi i vatrës do të më djegë përkundë
Në majanë e bukës, herë të hidhur, herë të ëmbël,
E ndarë në katër, ëndrra të ndruajtura.
Në hirin e çastit lumi i kohës gërmon,
Fyellin e muzgjeve kandelë e mirë t’më jetë,
Se fshatin e kam shtëpi, shtëpia plis dheu,
Sot jam kuptim argjile, nesër një tas me ujë!
BARËRA TË NGRIRA
Dikur
isha pema
mbi të cilën i palosje gjethet.
Degët
e përqafimeve lakmitare
hijet na mërzisnin
nga shtrati i zemrës
derisa,
harpat e ngricës vetmitare
filluan të dridhen në dimër.
Pemët ridhnin, borërat rridhnin,
ditët kalonin
në kuadrin e qepallës,
vizatime me shkumës të arratisur
mbi vejushën e orëve të shuara!
-Do të bjerë borë në krahë! më the,
dhe pastaj
drerët t’i frymëmerrnin hapat
përmes barishteve të ngrira të harresës.
Siberianët ta mblodhën klorofilin e gjtheve
në një birucë trojanë të heshtur.
Ne mungesen tënde
më kanë mbetur krahët
vetëm modele pyjore të copëtuara.
... Ti ishe toka
aty ku filizova për herë të parë...
PSHERËTIMA E GOZHDAVE
Nga lart,
ora
e përkëdhel sahatin
me shije uthulle dhe hekuri.
Qielli,
përkund
zilen e kuqe të ferrave
plagë me plagë,
lutje me lutje,
gozhdë pranë gozhde.
Ndëshkimi i Dashurisë
ulet
në drurin e faljes
në këmbët e botës ...
... Është zëri i parakalimit
dhe Kodra e Golgotës
përul në pëllëmbën e dorës
një britmë:
"Eli, Eli Lama Sabahtani?"
Poshtë,
Maritë
e gjunjëzuara,
mbledhin
pikë për pikë,
kryq për kryq
psherëtimën e gozhdave.
PAZARET E QELQIT
Mes të djeshmes e të sotmes
rrugët
na pikturuan mbi vetmitë
me thembra lulekuqesh.
Morgana naive e majit,
nuk e dija se mund të ngjyrosja
pazaret e qelqit
nga forma e fytyrës tuaj.
Ti ishe banakier
tek ëndrrat e verës
ku ma derdhje sherrin e dyshimeve
në karafet e mëngjesit
me pikat e vesës
duke më lënë
të të kërkoj nën hijen e fluturave.
Mes të djeshmes e të sotmes
korridore të stolisura me petale
na thurrnin fjalët e holla prej merimange
në kamarenë e heshtjes.
Fole lulekuqesh
do të na e mbyllin përrallën
në hermetizimet e irisit
së bashku me perëndimin.
PISHTARË TË HOLLË
Mbrëmë,
gdhendësi i violinës
zbriti
në dhomë me pishtarë të hollë
si prej këngësh
dhe i ndruajtur
ndezi pallton e tij
përmbi murin e hënës.
Ora
e mpirë nga pritjet e gjata
e qortoi e turpëruar
tik –takun e brendshëm
nga shufrat e zemrës.
Dyshemet
e njomura me shi trishtimi
gjelbëroheshin
çdo shenjë e gdhendur,
çdo lakim prej druri.
- Ki kujdes!
(tha gdhendësi i pëshpëritur),
ki kujdes për këtë këngë
me trup prej violine ...
... mund të prishet,
mund të dremisë...
I lodhur,
kapi korrdhat me engjëj,
pranë qepallës së orës,
e mbylli dhomën me pishtarë të hollë
dhe gjurmët e tij, ah, gjurmët e tij
tringëllinin si këngë
nën shufrat e zemrës.
EMINIT... I
(Në fletën që e ke daltë dhe ndërtim...)
Në e dëgjon në xhamin e joqenies puro
Atë stilolaps që të thithi nga turma,
Kur Poezinë avatarët ta mbajnë,
Të kapin përsëri "anijet e zeza".
Zbret ngadalë, Ajo të do si dhëndër,
Lucifer, engjëll, demon njëkohësisht,
Poeti i Pavdekësisë pa njollë,
Në fletën që e ke daltë e ndërtim.
Do të të martojë përsëri kremtim,
Nga gjoksi i ftohtë i rrathëve të bardhë,
Vetëm për ty "çapkëne" dhe "lule e kaltërt"!
Dhe "Egjipti" vetë ty të njeh
Si Mbreti i Saj! Ne, nga fjalët e bardha,
Prej fasha e tyre, me ty do të rilindim!
EMINIT... II
(Nga zëri yt që po na shtyp)
Nga "mermer i bardhë" dora që të shkruan
Ajo tronditje troheike e mbushur me dafinë,
Ato vargje që për ne janë thesari ynë,
Na bëjnë me shenjë në një copë letër,
Nga dushi i botës, të bërtasim drejt teje.
Apo s’e llogarit se fjala jote është pishtar,
Në tempullin e lashtë e të shenjtë të poezisë?
Mu në mes të janari, Emin!
Ti, "Gjeniu i shkretë", vishe pallton
E orës së përjetshme që të fton përsëri,
Metempsikoza dhe misteri kozmik
Nga zëri yt që po na shtyp.
Të duam sërish, zbrit në një Karma tjetër,
"Hyperioni", sot botën tënde po e lë!
E PASHMANGSHME
Shpeshherë më sjell një lloj dimri
Mbi kuadrin e natës depërtuese
Në hkrye t’jastëkut që po llogarit:
Një mori pyetjesh se si të zgjidhen?
Unë ngrija në çdo mjegull
Nga tinëzitë e natyrës pa çelës,
Kur shtrati i dyshimtë i gruas,
E therrte grushtin e lëngut të hidhur.
Edhe pse i hutuar nga pranverat e humbura,
Ne lakmojmë brinjët e sythave dhe barit,
Mbajmë nën këmbë vetëm gjemba që na pyesin:
A janë shtigjet e zambakëve ende të forta në trup?
Dhe strehim n’pëshpëritje të fshehta,
Udhëkryqet do të jenë në kockat tona
Statujat e acarit nga ajo glina e djegur,
Pashmangshmërisht, një dimër do të vijë...
MURI I LULEVE
Kajsitë thanë duke u dridhur mbrëmë,
Në psherëtimën e sythit dhe pendimit,
Se i paske ndëshkuar livadhet,
Që të bërë përsëri thirrje n’pranverë!
Lavirja e ditës ndizte temjan,
Në krahërorët tanë të ngrirë
Dhe e njëjta jeshile që na përshkon,
Ishte roja, zjarri dhe murtaja!
Por ti ishe fajtor si askush tjetër,
Kur i dëbuar nga kopshti biblik,
E ke shijuar mollën e ndaluar?
Dashuri katapultuese gjithë kartësi!
Nëse din të mbash ngjitje të drejtë
Në fishkëllimën me lule mjalti,
Sekreti i barit, ai ju pyet vullnetarisht,
Bëhu një strehë për të mençurit.
Një mur lulesh nën qerpikun tënd të kryqëzuar,
Një lloj muri me pranvera të brishta,
Nëse do të vij nëpër klorofile të shenjta,
Më lë një derë, një çelës dhe një tundim ...
FURTUNA
Qielli gjëmon nën fshikullimë prej hekuri,
Murmuron n’këllëf fusha në guaskën e grurit,
Shoshit dridhjet nëpër pyje dhe kumbulla të thata,
Yjet njëri pas tjetrit nën retë janë fshehur!
Burimet e bardha dridhen në "S" drejt rrjedhës,
Krahët e gjetheve kapen pas erës së skëtertë,
Duken magjike krejt blirët që përkulen duke heshtur,
Nën turrën e natës vijnë spërkatjet e rënda, të thinjura!
Thuajse janë fakirët në valle të uritur për mesazhe,
Pishtarët i ndajnë botës e i ndezin gjithnjë e më të gjallë,
Ato blu bien me zemërim në mburojat e zjarrit
Velat e natës që zhduken në tokë në shirita!
Agimi dridhet nën skajet me aromën e shpresës,
Manteli i ditës mbledh pemët në krahët e tij,
Qiriu i jetës po ndizet si pasojë e furtunës,
Blirët e lulëzuar dremisin në thellësi stërgjyshore...
TRANSHE ZAMBAKËSH
Është verë e plagosur në fushat me lulekuqe,
N’frontet e djeshme pluhuri i barit përpëlitet,
Përmes armëve n’turë, zjarr i vjetër i mëkateve
Ai përfshin ushtarët në ne, tepër të errët.
Nga pluhuri cianotik i mbrëmjeve të zbehura,
Shtigjet fantazmë heqin dritën e tyre,
Granatat e yjeve po kërkojnë fajin,
Duke na lënë jeniçerët në periferi.
Kuajt e harresës kalojnë n’lëkurat e dheut;
Shufrat e hënës zbresin mbi trupat,
Pëlhura e faljes fshihet nën mburoja,
Shikimet e plumbave dalin jashtë.
Hendeqe zambakësh, ndahen hapat e natës,
Grykat e botës janë mbushur me vesë,
Një verë po përlind përralla të dyfishta,
Në çantën e tyre, dy ushtarëve ua ndajnë!
SHIJA FRENETIKE E KOHËS
Në mëngjes rërat valëzohen në shtigje
Dhe me shije më thithin nga bokallet e ftohta,
Shije e furishme e kohës nën lëkurën e një luani,
Duke fluturuar rrugicave hapat e tij, shalli im.
Ai kafshon shira kujtimesh nga pyjet pa fjalë,
Ëndërrime fëshfëritëse nën thundrat e kuajve,
Hija e tyre më përqafon si një notë e ashpër
Muskuj të gjelbër trishtimi, mbi trungun e drurit.
Humnera e vetmuar nëpër orë më është shuar
Triumfues si hyjni, mendimi im i papërfshirë,
Trillohet koprac nëpër stinët shumë të ftohta,
Nën thembrën e orës, o udhëtar, kalo!
Kalimtarët me nxitim, të lodhur në muzg
Më lexojnë nën çelësa e në orë të rrjedhave,
Shija e furishme e kohës në një fron fjalësh,
Ku e thirri veten... nuk e njoh, nuk jam unë...
ËSHTË KOHA E TYRE
Të lindur nga kofshë e trëndafilave teatrale,
Të gjitha gjembat thonë se vera nuk të njeh,
Dhe ata ta dërguan rrobën e tyre si blatim,
Në vatrën e mendimit nëse do të të gjejnë në rrugë.
I thirrur nga trillimet dhe esencat e papërpunuara,
Unë mund t’ua shihja stuhinë nën qepallat e tyre
Dhe luginën e tyre mbi jastëkë do të gërmojnë
Petalet, varri i qerpikëve të lagur.
Fqinjët e stinëve dhe fluturave,
Në barëra ty të ëndërron klorofila,
Aroma e verave të tjera e shkruan skedën
Bini, bini, ju sekrete porsi mburoja!
Është koha e tyre, e trëndafilave të shkëlqyer,
Që fërshëllijnë me shikime kujtimesh,
Dhe na kositën dashurinë nën sytë tanë,
Është koha me gjembva, por kujt i intereson?
THEMELI
Nga nesër do të jem hija e kërcellit tënd veror,
Kur do të shkoj si e huaj në stinën time,
Do jem byzylykë bari n’krahun tënd hyjnor
Dhe shiu falës i trishtimit të djeshëm!
Fshirësit me nxitim në orën e lodhur
Do të mbvledhin hijen tonë mbi rrugicat,
Një kobër, pafuqi, do të mbajë në gjuhën e saj,
Azili gri veror në të cilin më ndërtove!
Gjithmonë duke kërkuar dëshmitë e luleve,
Do të zgjohesh i hidhur kur dua ta mbylli,
Jo derën e kalbur me çelësa zjarri dhe acari,
Por guri i qëndresës nën të cilin po zbret!
Do të shkoj larg, ti i verbër do të përkulesh,
Themel krenar i harresavbe që rrjedhin
Dhe lutja e një zile në kullën e muzgut,
A do ta zgjidhë mallkimin nga sytë e mi t’zambaktë!
VAZOT E DJESHME
Është ditë me engjëj në krahët e muzgut,
Hergjelitë rendin nga sekondat n’horizont,
Ka re të heshtjes mbi shirat e faljes,
Më ringjall kohë nga kupa që rrjedh!
Një ditë livandoje me pëshpëritje besimi,
Fyelli dhe naji mbi trupin tim të vbyshkur,
Fushat këmbëzbathura kalojnë nëpër mua,
Nga bari-prehje dhe nga e gjelbërta n’mes.
Të dielat me rroba në porta unë ende trokas,
Lutja në plagët e mia, mbi mendimin e palindur,
Një leckë ngjyrë kafe, një qepallë prej gline,
Tabllo është fati, me vbizatim të ngathët!
Çfarë ëndrrash vitrinash në kullat e mallit
Dhe orë livandeje në heshtjet e përhirta,
Më ringjall kohë nga kupa e djeshme,
Dita ime me engjëj, që m’dremisin në kopsht!
NGA NJË GJETH I DJESHËM
Në një mbetje pasqyrash është një rrymë lulesh,
Shpërthejnë nga qershitë kujtimet me ngjyra,
Monotonë e t’sëmurë sytë e tu më shikojnë,
Nga një gjethe e djeshme, në një lojë jobotërrore.
Unë të ftoj ta pimë çaj në rrugicën tonë,
Ku lutjet e pemëvbe dhe shkatërrimi i shirave
Mugullon dashuria nëpër livadhet e nxitimit,
Si një lumë dridhjeje në ndrojtjen e orës.
S’kemi kohë për t’humbur n’karrocën e mbrëmjes,
Ne mbajmë bar me mundim, një trofe peshash,
Në fushat e mërgimit, kashtë lulëkuqesh do të falë
Në petalin e mendimit, sytë e mi, qerpiku yt.
Por unë po t’i lë në një zarf, në pjesën e erës,
Një aromë çaji, me pranverën në fjalë,
Samovari ndalet në një tryezë të gjendjeve
Dhe një zambak i bardhë në dorën e harresës!
DEGA E VETULLËS
Qershitë, sonte, e rrëfyen lahutën e tyre
Nga sythat e dëshirës që lulëzojnë ëndrrat,
Duke na parë me pëshpëritje, petalet u dridhen:
- A je tunduar në degën e qepallës?
Aq saqë e mbaja zbavitjen e tyre prej lulesh
Në bilbilin e argjilës kur dezertonin aromat,
Por ti i mbledh të gjithë dhe bën ikonostas
Nën qerpikët tu lëmoshtare për faj dhe falje!
Në fije qielli, turkoazi endte aventura të reja
Për ato fjalë mizore që nuk e gjenin ndërtesën,
Nuk e di: mendimin e ke peng ose vetë lulëzimi
Nga himnet e qershisë të kanë lidhur përgjithmonë?!
Të vetmuar në trungje do ta thithim fjalën,
Nën flladin e momentit që lartëson burgje,
Kur të prekur nga lulet, qershitë rrinë në instancë:
Unë përjetësisht e paftuar, ju përgjithmonë i kyçur!
PEÇETA
(Sipas "Shërimit të të verbërit në Jerihon")
Një thashetheme e vulosur, si e end Jerihoni
Nga hija e lavdisë Tënde, shtegun e ilaçit,
Unë ulem si lypës, kur zëri Yt është kanoni
I pyetjes së butë: - Ti, "çka dëshiron të të bëj?"
Si dridhet verbëria nën murin e qepallës
Po të kërkoj me tundimj, të thirr si Bartimeu,
Unë e njoh hyjnizimin Tënd qysh në fillim
Vetëm agjërues në mendje, isha ushqimi Yt, unë!
E pashpjegueshme në Rrugë, Ta dëgjoj këshillën,
Therrat ngjitëse pyesin: "A po doni të besoni?"
- Hesht, iris, mos qaj! A s’e shehi se ia mbaj shenjën
Asaj komande zanore që të pëshpëriste: "E sheh"?
Rrugës për në kështjellë, jam si njeriu i verbër,
I pashë peçetat e Tua në trupin tim lakmitar,
Kam gjetur shpëtimin së bvashku me këshillin,
Nëpërmjet Tij, Nazaretasi, 'Biri i Davidit!
NË NATËN E SHTOJZAVALLEVE
Natë e ngrohtë në hapat e zanave
Vijnë virgjëreshat të mbledhin,
Vesën e luleve në fytyra
Dhe në ije, në thembra çapkëne.
Në ballë bëjnë një kurorë
Shtojzavallet për ta vënë
Shpirt i dashur që e vesh
Brezin për bveli, si një fat!
Dhe dojnojnë, Zot, dojnojnë,
Drerët në hapin e tyre ndalen,
Në brigjet e burimit
Rrëfejnë për ëndrrën e tyre,
Për ariu të cilin ëndërronin,
Borziloku nën jastëk qëndron,
Lotët mallin t'ia lajnë,
Vesa në agim të Shtojzavalleve!
Me vbuqetat në verandë,
Se ata shërojnë, ata kanë ilaç!
Lule të fushës dhe flokë dhe prag,
Që t’u vijë i dashuri, i dashur. ..
Dhe në shtëpitë lart kurora,
Kështu u kishte thënë Buna:
“Dëshira mes luleve po shoshitet
Në natën e Shtojzavballevbe!"
ATYRE
Nën verandat prej druri me aroma kumbulle,
Malli i heshtur loton hijet e shenjta të Mirës,
Shpiej heshtje në qiej, cepi i verandës së vjetër
Dhe ograja me bar dhe hambare me drith!
Nga ofkëllima e kaprollit që humb nën arra,
E përngjitur është kënga e djepit të foshnjës,
Vatra e vjetër prej gline tortat përtace grinden,
Rogozhinat e harresës i shenjtërojnë dhe i falin!
Bërtet kumbona e orës në sekondën e birrës,
Gëlqerja gërmon mure nëpër ikona dhe mirrë,
Porsi një njollë e acartë fshihen në sirtarë,
Sytë e tyre në portret, në shtroja të zbardhura.
Dhe në fshatin e djeshëm me fjolla të tymta,
Shporta plot bukë që rrjedh përgjatë rrugës,
I zbret nëpër kryqe në një lutje që dhemb,
Duke nxitur nën gjunjë, liturgjia e madhe.
Nën verandat prej druri me aroma kumbulle,
Përmallimi hesht hijet e shenjta të së Mirës,
Në një rrugë të qiellit kremtohen parastaset,
Qirinjtë janë ndezur, Atyre, në shtëpitë e reja ...
NJË HOJE E MJALTËS
Duke harruar masën e mendjes përmes glinës, nën tendë,
Ne e mësojmë pagëzimin tonë duke ndjekur shtegun e ujit;
Por ne e dimë, ne e njohim zërin: "A keni ndonjë ushqim?"
Mos u tremb nga frika, jam Unë dhe Ai më përqafon
Premtimi i vesës, i cili thërret: Paqja me ju!"
- Ne kemi një peshk Jezus dhe një huall mjalti!
Por si është e mundur? lëmoshtarët na kërkojnë..!
- Shihni duart e mia dhe prekni sepse Fryma
Nuk ka mish, as eshtra, Unë jam Qielli, Toka
Dhe Rruga, e Vërteta, Dashuria dhe Fjala!
E të shtunën në rrugën për në Malin e Ullinjve
Po dëgjohet kuvbendimi që e dëgjojmë me qartësi,
Kurse Zoti i mirë Jezus vishe me fuqinë
Kulla n’gjoksin e dëshmitarit që në Frymë s’humb kurrë,
Kur Qengji i butë ngrihet, nën një re të destinuar nga erat.
- Pjellë galienët, çfarë po bëni, duke parë qiellin?
Se bekimet nuk mund t’i tejkaloni symbyllas!
Ejani, shkoni në kullë, Jeruzalemi ju pret
Dhe t’mrekulluar në pëshpëritje duhet të keni
Diçka për ushqim... dhe një huall prej mjalti!
SONET XXXVI
(A është luftëtari i vaksinave një mrekulli?)
Na detyroni të vëmë në jetë këto ëndrra
në të cilën përfshihet vetëm Qenia,
shpresojmë për kurimin që ndez shkëndijat
dhe robërohemi në kompromise të tjera,
ajo që tenton të na rrëzojë në Udhëkryq:
Luftëtari i vaksinës do të ishte një mrekulli
dhe një hap i ri për ata që janë në gjunjë
ose mund të dalë e kapur nën një kryq,
sëmundja e papritur që e kapi me dhëmbvë,
duke gërryer vorbullën e mendimit të ashpër,
nga plogështia e trupit dhe e mendjes?
Nga lutja e pyetjes porsi substancë,
jemi të infektuar me të Renë plot zjarrmi
dhe Dyshimi do të jetë gjykata jonë!
SONET XXXVII
(duke mos ditur gotën e mjekimit)
E paparashikueshme, mendja varroset
në vrrullshmërinë e zemrës, mahnitja:
Si u gjet rruga drejt mjekimevbe
(metempsikozë e gjallë, por dritëshkurtër!)
çfarë ilaçi krijuan shkencëtarët?
Është ylberi ose shiu i shenjtë
mbi botën e mbledhur në një pikë vese?
Dhe bodrumi i verës është plot me pohime!
Bujtinarët e vjetër, për lavdinë e thesarit,
po i derdh me nxitim në fuçi,
duke mos e ditur gotën e mjekimit
dhe tharmi i së vërtetës së shtrydhur.
Ngase pyetja e zezë që e përndjek:
"Të jesh apo të mos jesh racë e zgjedhur?"
SONET XXXVIII
(shifra gjashtë)
Kur Frika ngre paraposterat e saj
në drejtim të profecive të rreme,
si të injektoj me atë që unë nuk e dij,
metamorfozohemi në kuptimet e tjera,
na kap në humnerë si një humbje.
As mendja nuk do të dijë të kundërshtojë
Merre dënimin e përjetshëm, të zakonshëm,
që e Keqja do të jetë me të si shoqërim.
Asgjëja e kësaj bote me dafina
do të tregojë vetëm shpresa të thata.
Dhe të humbur në avatarë të tjerë
Dalta Divbine do të gdhendë nëpër eshtra,
si shpëtimi i vetëm që po e llogarit,
se vetë Frika është Shifra Gjashtë!