Loti yt shpreh dhembje
Më të rëndë se loti.
Nënës Terezë.
Fatime,
Loti le të mbetet
Jehonë e papërsëritshme
E përjetimeve të përjetshme.
Fatime,
Mbetëm fikalli vetëm:
Ti pa mbretin Agron
Unë pa mbretëreshën Teutë.
Fatime,
Sikur të kthehej
Dita e vellos së nusërisë
Nuk do të dëgjosh më.
Fatime,
As dallëndyshet e pranverës
As vitet e paharruara të dashurisë
Posi Odiseu e Penelopa.
Fatime,
Atë ditë
Kur iu rrëzua kulmi shtëpisë
Mblodhe fuqinë dhe vazhdove jetën.
Fatime,
Në rrugë të parrugë
Zbulove shtigje të panjohura
Në Disertacion për Dermatologjinë.
Fatime,
Duke djegur lythe
Ku më pak e ku më shumë
Dogje dhe shërove si zjarr Herakliti.
Fatime,
Fatime,
Fatime...
Do mbetsh përherë
Fatime Kokallari
Në historinë e DERMATOLOGJISË.