Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall po zhvillon një vizitë zyrtare në Ankara.
Takimin e parë e zhvilloi me homologun e tij në Republikën e Turqisë, Ahmet Misbah Demircan dhe përfaqësues të instititucioneve kulturore.
Diskutim kryesorë mes tyre ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve në kuadër të agjendave kulturore si dhe implementimi sa më i mirë i marrëveshjeve egzistuese në fushën e kulturës.
Në takim gjithashtu ishin të pranishëm, Drejtori i Kinematografisë së Republikës së Turqisë, Erkin Yilmaz, Drejtori i Librarive, Ali Odabas dhe Erkan Tarhan, zëvendës-drejtori i Arteve Pamore dhe ndër të tjera u fol për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizave që janë të nevojshme në fushat që ata përfaqësojnë.
Zëvendësministri i MKRS në këtë vizitë po shoqërohet nga këshilltari i ministrit Onur Canhas dhe asistentja ekzekutive e ministrit Donartë Kastrati.