Letër pa adresë!

Kultura

Letër pa adresë!

Nga: Agron Shabani Më: 5 shtator 2021 Në ora: 11:55
Agron Shabani

Hej!

Ti biri i njeriut!

Thuaju mbretit të

Tirit

Asirisë

dhe Babilonisë:

Kështu po thotë Zoti- Hyji:

" Pasi mendja t´u rritë

e dikur the:

Unë jam hyjni!

Atëherë bano në

qiell!

Rri e qëndro pra

në fronin e Zotrave 

ose Perëndive!

Ngulë këmbë

dhe qëndro 

mbi kërrthizen e tokës

ose

në gjirin e detit.

Dhe..

nëse je njeri i mençur

i dashur 

dhe i thellë

Atëherë

a do vdisësh vallë

duke thënë:

Unë jam vet Hyji?!..

(Preludim i  "Profecisë së Ezekielit")

Të Zotit (Hyjit) jemi të gjithë, ndërsa të nënës (ëmës), babës, familjes, farefisit, popullit (kombit), atdheut, religjionit, edukatës, kulturës, emancipimit, nderit, moralit, karakterit, postit ose funksionit të veçantë, jemi sëcili prej nesh veç e veç.

Dhe, kjo duhet njohur dhe respektuar nga të gjithë.

 Albin Kurti është Kryeministër i Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Presidente, Glauk Konjufca Kryetar i Kuvendit, Donika Gërvalla -Ministre e Jashtme, Imzot Dodë Gjergj-Ipeshkv i Kosovës, Naim Tërnava-Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe kështu me radhë...Ky është lajmi ose informacioni kryesor që duhet ditur dhe pranuar të gjithë.

Një digresion:

Siç shkruan Bibla, Davidi atëbotë i ftoi dhe gostiti në rezidencën dhe audiencën e tij përfaqësuesit e të gjitha fiseve të Izraelit, kur i thanë dhe garantuan se e kishin njohur ose pranuar si mbret. 

Ndërkaq, dikush tjetër nga suita ose bashkëpunëtorët e tij, megjithatë u desht t'ia ceknin ose rikujtonin në sfond mbretit David, kalvarin, vuajtjet, travajet, krajatat dhe tragjeditë e shumëta të Solomonit ose popullit të Izraelit nga Holofernoja, Baltazari, Hamurabi ose Nubukardenazori të Babilonisë ose Persisë, të cilët i kishin kremtuar dikur festat ose fitoret e tyre me "gotat e shënjta", të mbushura jo me verë, por me gjakun e izraelitëve ose palestinezëve të vrarë, prerë ose masakruarë, tè cilëve ua kishin vjedhur ose plaçkitur edhe Tempullin e Jeruzalemit.

Duke iu kthyer lëximit, mësimit dhe besimit, kuptojmë se është një mrekulli ose spektakël me i madh se sa deti dhe qielli, dhe ai është shpirti, besimi dhe intelekti ose intelegjenca e njeriut. 

 "Profeti (Krishti) qanë, Volteri qeshë....Pse kjo tashti...? 

Sepse, nga ata lot hyjnor ose profetik, si dhe nga ato buzëqeshje të thella njerëzore ose gjeniale, kanë lindur ose ardhur shkëlqimi dhe bukuria e mendjes (intelektit), besimit, kulturës dhe qytetrimit ose civilizimit tonë.", do thoshte dikur i dituri ose i mençuri. 

U mor vesh se...

Popujt (kombet), shtetët dhe kulturat e ndryshme, sipas filozofisë kristiane ose perëndimore, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, iu nënshtrohen eklipsëve ose procesëve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithëçka ripërtrihet, transformohet dhe merr kuptim e jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehët) drita e bekuar e Zotit. 

Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, gjithënjë sipas filozofisë kristiane, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenialitetit ose fenomenologjisë së natyrës, shpirtit, intelektit dhe mbijetesës ose ekzistencës së njeriut. 

Politika, feja ose religjioni janë shqisa, ndërsa arsimi, shkenca, edukata, kultura dhe besimi, janë mendja (truri) ose gjeniu i njerëzimit.

Mos harroni kurrë se...

Nuk ka filozofi as politikë kosovare ku çdo ditë e jetës ose botës sonë nën robërinë dhe tiraninë serbiane, të mos jetë konsideruar si ferr ose një burg i madh. 

Ndaj, nuk ka njeri, lider, politikan, klerik, misionar, intelektual ose patriot shqiptar në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Kosova dhe shqiptarët në kohën e regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit (Rankoviçit dhe Millosheviçit & Company), ashtu sikurse nën pushtimin (sundimin) e egër turko-otoman, jetonin në burg (robëri), tirani, marrëzi dhe hipokrizi totale ose absolute.

E sidomos atëherë kur popullit (kombit) dhe atdheut, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së gjatë, dikund thellë në fytë dhe në shpirtë. 

E vërteta është bijë e kohës, dhe jo e autoritetëve të shtetit, pushtetit ose politikave të ndryshme ditore ose periodike. 

Në majat e larta të tempullit të dijes dhe lavdisë së madhe shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), fetare, kulturore, historike dhe patriotike, asnjëherë nuk është zhurmë as tollovi.

Mos harroni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat