Vit zezone dy mijë e njëzeta dhe dy mijë e njëzet e njëshi

Kultura

Vit zezone dy mijë e njëzeta dhe dy mijë e njëzet e njëshi

Nga: Xhelal Hoxha Më: 6 shtator 2021 Në ora: 07:56
Xhelal Hoxha

Vit zezone me të tmerrshmen,

të trishtën e të keqën pandemi

Dy mijë e njëzeta vit me dhimbje, me vuajtje, me vdekje e me plot tragjedi!

Ndonëse vdekjen e patem,

e do ta kemi hak gjithnjë;

por jo, jo kështu nuk e menduam e nuk e pritëm, kurrsesi!

T'i humbim e  t'na vdesin më të afërmit tanë;

që fatkeqësisht në zemër e shpirt na kanë vrarë!

Qofshin të vjetër ata e ato,

apo ishin e  do të jenë të ri

Qoftë të jenë shqiptarë, të bardhë, të kuq apo të zi !

Ndonëse kështu s'e kemi pritur e menduar në jetë,

askush dhe asnjë mendimtarë, shkencëtarë, apo edhe poetë !

Në këtë tonën tokë planet

duhet t'na ngulitet thellë në zemër, shpirt e mbamendje;  secilit njeri e shtet !

I pështirë ishte ky vit, dy mijë e njëzet

Do ta  mbajmë gjatë në mendje; gjersa të ekzistojmë, e të kem njerëz në ketë jetë !

Me këto sëmundje e vdekje,

të shkaktuara një pas një...

Me më të dashurit tanë që ishin pleq, gra, të reja e të ri!

Iu ndodhi krejt  botës, zezona  dhe e keqja, Corona Pandemi

Por, na ndodhi edhe të gjithë

kombit tonë,

kjo e madhe tragjedi!

Këtë mos na raftë me e harrue kurrë, e gjithsesi t'jemi n'dijeni

I vështirë qe ky vit, me këto plot të zeza e fatkeqësi

Me dilema e dyshime pyesim, që të gjithë, si në ankth, trishtim dhe si me habi

S'dimë, a do të ketë akoma vdekje

A thua, si do të na vie vallë fundi?

Vetëm, një Zot e di...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat