Termi tradhëtar do ekzistonte edhe më parë
E hasim kudo në botë por te njerëzit e rrallë,
Ata që e mohojnë kombin e vet janë t’pa falur
E humbin identitetin dhe rrënjët nga janë ardhur.
Ndryshe do quhen edhe turpët e kombit të vet
Që shesin komb e atdhe vetëm për pushtet,
Ky element përfaqëson llojin e sojit pa vlerë
Si lule të dhëmbjes kombëtare pa shije pa erë.
Janë të rënda fyerjet e sharjet sot ndër shqiptarë
Edhe pse gjatë historisë së tyre kishte të ngjarë,
Kishte plot Abazoviqa dhe Edi Rama përherë
Me një lum pështymë në fytyrë si të pa nderë.