Mbrëmë vonë më folën yjet
Që natën t'më bënin shoqëri
I thash për ju që më zhgënyjet
"O mbase jan zhgënjyer nga ti".
Këtë të fundit yjet ma thanë
Pranoj edhe unë mund ta kem bërë
Pa pakt, pa fjalë dakord ramë
E më shoqëruan një natë të tërë.
Kur në mëngjes zbardhi dita
I vetëm u gjeta unë në agim
Sa shumë diellin unë e prita
I vranët gdhiu dhe qielli im...
Si ka mundësi e pyeta veten!
Të ikin të gjithë, pa fjalë e dialog?
Kush mua sot ma shpjegon jetën?
Që nesër unë mos të zgjohem me lot.
Një dritë nga qielli
Nuk gjeta përgjigje për çudi
Sado që fola, e brohërita...
Papritur qielli lëshoi një dritë
Doli dielli, s'kish më re t'grijta
“Është çështje kohe”
m'kish thënë dikush
Mjafton të kesh pak
më shumë durim...
Njeriun nga njeriu
nuk e largon dot askush
E kjo gjë nuk ka nevojë për diskutim
U qetësova e qesha me vete
Si është ndërtuar kjo jetë se di
Janë të vështira disa momente
Por duhet vetëm pak filozofi
Nuk them të bësh zbulime të reja
E as të kërkosh të fluturosh në hënë
Mjafton të mos kapemi tek e vjetra
E drejtim të keqes mos me i dhënë.
Momentet dhe ditët janë të shpejta
E ne ringrihemi më shumë se ç'kemi rënë
Emocion
Dhe pastaj ndodh
që takon at emocion
Që të depërton thellë
në shpirt
Me një forcë
që nuk kishe imagjinuar kurrë
Është një nga ato emocione
Që i ngjajnë ëndrrave
Të lumturisë
Dë shirës për të jetuar
Dashurisë së madhe
që mban emrin tënd
Edhe pse tani të kam larg
dashuria ime
Unë të ndjej afër përsë ri
Emocionet që më dhuron
Kur ëmbël më thua të dua
Më mungon
Çdo gjë të duket
kaq bosh pa mua
Më bëjnë të ndihem
femra më e lumtur në botë
Do më kesh gjithmonë
të premtoj
Do jem në buzëqeshjet e tua.
Agimet e mia
Në hapat që do hedhesh
Do jem në perëndimet
dhe agimet e tua
Do më kesh gjithmonë
Edhe sikur bota të jetë
kundër nesh(meje)
Edhe sikur stuhitë
të shfaqen në qiellin tonë
Edhe sikur të më duhej
mijëra jetë
Për të pritur unë
s`do heq kurrë dorë nga ty
Se ti je një emocion
që nuk vdes kurrë
Një ndenjë madhështore
që brenda mban kohën tonë
Çastet unike dhe lotët e mallit
Të gëzimit
Ti je pasioni i nëtë ve të mia
Kur dua të digjem
dhe të shuhem
Në buzë t e tua
Ti je arsyeja që më flet
Dhe më thua të të dua
Se ti je i vecanti
në një million
Ti dhe vetë m ti
Jë robë ruesi i shpirtit tim
S'presim më pranverë
As buzëqeshje
As erën më të ledhatojë
flokët supeve
Tingujt çirren
As muzikën më nuk e duam
U bë kohë që tingujt çirren
Si telat e kitarë s së ndryshkur
Që atëherë kur duart heshtën
Melodi e zemrës u bë ra
Tani vetëm flasim me hënën
Duke e pyetur me kërshëri
Cilën tokë kemi pushtuar
Ndoshta buzëqeshim lumturisht
Kaltërsive të largëta që për ne
Mbeten të paarritshme
Sa shumë shëmbëllyem me yjet
Që bien çmendurisht shpejt
Netëve të gushtit...
Asnjëherë nuk mundëm të recitojmë
Dëshirat duke ndjekur më sy
Trajektoren e tyre të marrë...
Galaksitë tona mijëra vite larg
Duke mbetur si tokë e papushtueshme
Për njëri-tjetrin...
U tjetërsuam aq shumë
Sa ngjajmë me qënie të ftohta
S'duam t'ja dimë çka ishim
U shkujdesëm që harruam
Edhe pse brenda vetes ndodhën revolucione
Dhe demonstrata mes arsyes dhe zemrës
Bota gjithnjë i jep i drejtësi arsyes...
Kujtimet mbetën në sirtar
Ta marrë dreqi...
Pyetjeve litar për të parë të vërtetën
Mbetën pa përgjigje
Në shpirt furtuna
Ndërsa nga jashtë liqene të qetë
Që dielli i ngroh pa kursyer ...
Edhe një ditë e re
në vargun e jetës
Edhe një ditë rëndon
mbi supet e mia
E gota e ime është
e mbushur plot
Njëra gjysmë me helm
dhe tjetra me lot
Jeta ikën
I kalova ditët
sikur në errësirë
Jeta po më ik
si dheu ndër këmbë
Vdekja më është ngjitur
dhe nuk më ik dot
Sa ka helm në gotë
aq ka edhe lot
Në ditëlindjen time
kam hapur një gropë
Hallet e jetës time
në të dua t`i mbyll
Dhe gotën e helmit
së bashku me lot
Do ta hedh në të
në jetën e kotë
Shumë vite i kalova
dhe sa janë në radhë
Në një luftë të gjatë
në ballë me furtunën
Unë tani po shkoj
kah fundi i jetës time
Ti mos u mërzit
se u ndave prej meje
pasi as unë nuk u mërzita
kur u ndava prej teje
Mërzitja kurrë nuk do të jetë zgjidhje
Dashuria jonë ashtu siç pati një fillim
pati dhe nje fund
Pa fajtor
Nuk do ta diskutojmë më
se kush është fajtori
pasi dihet që je ti ose unë
të dy apo asnjeri
Le ta lëmë fajin bonjak
E rëndësishme ishte
që u ndamë në paqë
Dhimbja dhe malli do të tretën
gjatë udhëtimit tonë
Ato do të mbulohen
nga pluhuri i hapave tona
Do të mbytën nga shirat
që do të bien
do të digjen nga rrezet
e forta të diellit
Do të zhdukën nën errësirën
e nëtëve pa yje
do të shpërndahen nga stuhitë
në ajër
Dhe ne të dy si dy udhëtarë
në këtë jetë një ditë
por në ditë të ndryshme
dhe destinacion të ndryshëm
Do të ndalemi diku
ku do të na shfaqet dashuria e re
dhe çdo gjë e kaluar
pra dhimbja dhe malli do të zhdukën
Do të mbetën veç kujtimet në sirtar.