Lajmi sot mori dhenë
Nga lajmet qëndrore
Qeveria paska vendosur
Për shtesat fëminore
Gjyshi dhe gjyshja
Ditën e bërën natë
Menjëherë tok dolën
Njëzëri me deklaratë
Në asnjë pushtet
Shtesat nuk i gëzuam
Nga sot e bëjmë me dije
Edhe ne një e filluam
Derisa bebushi
Të dalin në dritë
Sigurisht QEVERIA
Shtesat ka me i rritë
Nëse janë vetëm fjalë
Shpejt do ta mësojë bota
Vendim jo për natalitet
Vetëm e vetëm për vota