Kur morëm vaksinën
Të parën me rend,
Sa fort që u gëzuam
Nuk e merr me mend!
Mirëpo, kjo “Korona”
Na qenka tinëzare,
Si shurra e pulës
Nuk na duket fare!
Na thanë kompetentët
E shëndetit publik,
Ta shtojmë dhe një dozë
Për t’mos pasur frikë!
Vazhdon vaksina
E tretë e vërtetë…
Vraponi o njerëz
Mos luani me jetë!
Na duhet shëndeti
Mos kurseni shumë,
Përndryshe na rruan
Dreqi pa sapun!
Sa për imunitet
Me këtë politikë,
Sikur rrip daulli
U bëmë elastik!
Qytetarët e trembur
Pyesin me trishtim,
Dozat vaksinore
A do t’kenë mbarim?!
Seç i rrudhën supet
Mjekët me paterica,
-Thanë sa t’na baje
Me nder prapanica!