Qiella rrëshqet në ujë
Shtjellën e ajrit
Derdhet qenija ime amorfe
Pa shpirt
Në pika uji ngjizen
Ëndërrat e zogjëve
N'fluturim
Retë shtërngatë
barësojnë
Mjegullën
Në pika uji
Trupi rrëshqet
Njelmësinë e lotit
E në bebëza të syve
Pjellë krimba avujsh
Dhimbjet mbështjellen
në pezullin e botës.
Grua
Kang e egër
ngjiz mureve të shpisë
Grua
Dënezje e malltë
që shqyen sytë
e mirësisë
Grua
Tokë e shkeltë në plogën
e vetëmisë
Grua
Legjend murosun
n'pellgun e dashnisë
N'harresë!
Si guaskë jam mbyll n'harresë
E n'lumnin tem kam var degën e thatë manit që çel veç njëherë n'behar
Asgja s'i kam lanë vetit n'kujtim as andrrat ,as trupin tem n'vigjëlim
Jam deh n'harrës me nji kup lotësh
e me buzët tua pelim
Që vrajnë e lumnojnë
çdo ditë shpirtin tim!