Heroinë, shpirti i babit
Unë nuk arrita të të mbrojë Ty
Ti dole fluturimthi prej shtëpisë
Para secilës flutur të pranverës
Kur u nise në agimin e parë mëngjesor
Të shikoja kah fluturoje
Së bashku me këngën e bilbilave
Se ishe vet bilbili i Dardanisë
Mua ma ndale edhe atë pak frymë që kisha
Që e rujtëm bashkë më nënën nëpër krojet e Rugovës
Të rritëm për të parë sot bashkë se si do luaje me Kosovën
Sikur atëherë kur ishe e vogël e luajshe rrugëve të shtëpisë
Vrapoje pas lojërave të topit me moshatarët e tu dardanë
E ne kënaqeshim kur dilnim në oborr, kur ti luaje lojën e volejbollit
Ah bre Heroina e babit më duket sikur po flas me engjëjt
E ata po të thërrasin vetëm ty me lujtë me ekipet e Amerikës
Heroinë përse më the babi unë po iki
Pse mu përbetove në në fuqinë e perëndive
T`i them nënës mos më qajë
I porosite motrat të bëhen të forta
Vëllaut do t`i them mburru me veprat e motres
Shokëve të lojës do ju them se Heroina sërish do të luan
Në Republikën e Kosovës.