Po të mos ju kishim ju, dëshmorë
Ditët plot bardhësi, si mal me dëborë
Do t’na ishin t’zymta si kortezh mortor
Burimi i këngës fare do të shterte
E vargu i thyer i pashkruar do të ngelte
As pranvera plot ngrohtësi n’këtë truall s’do të vinte
Dhe shpresa e pashpresë përdhe do të binte
Por, meqë juve ju kemi , o dëshmorë
Në Altar t’Atdheut - lule me kurorë
Ju bij të atdheut me shpirt madhështor
Rrezaton liria në këtë dhe arbëror.