Alamet qeveritari i sotëm
Ministër në pozitën aktuale
Në prag të zgjedhjeve të reja
Premton investime kapitale
Ndoshta emri i saj
Tingullon pak si keq
Por do te hyjë në përdorim
Si per gra, rini dhe pleq
Punët do të fillojnë shpejt
Madje edhe pa tender
Do të lëshohet në funksion
Madje madje menjëherë
Do të hyjnë në funksion
Madje për raste kritike
Juve ju mbetet ta emërtoni
Toalete apo WC publike
Prandaj ministëre nderuar
Këso vargje mos thurrsha
Ne investimin tuaj të radhës
Ditë e natë në te pshurrsha