Vështroj fytyrën tënde që shkrep bukurinë e rrallë,
flokët e butë lëshuar mbi ballë,
sytë e zinj e faqe bardhë,
gojën e vogël plot dhëmbë e dhëmballë
dhe më kujtohet kërkesa jote e papritur
e fëmijërise sate si refren përsëritur:
“Më ktheni në shtëpi! … Dua te babi, dua te mami, …” !
Më kujtohet kur prejardhjen tënde mohoje -
se nuk i përkisje familjes ku jetoje,
nuk pranoje askend - për babë as për nënë,
as për vëlla, as për motër!
sepse “dikush” të paskësh falur në këtë familje
të panjohur për ty,
ndaj kërkojë kthimin mbrapsht nga aty !
Teksa nëna yte – ime motër, s’i mbante dot lotët,
mua ma vrave zemrën, ah, digjesha flakë për motër !
E di oj Fëllanzë se të desha, posi bijën time të vetme - marrëzisht ?
dhe të vëzhgoja kryesisht
teksa argëtoheshe me Rezartën dhe Valonin bashkërisht –
ndërsa, i quaje “të panjohur”, çuditërisht !
U linde në qytetin e lashtë të Vushtrrisë,
u rrite në shtëpinë buzë lumit - që ta dijshë,
me dashurinë e çiltër prindërore të babit dhe mamit,
dhe dashurinë e zjarrtë të motrës e vëllait.
Ndonëse si një vajzë sugare
që po rriteshe me ngrohtësinë e vërtet familjare,
megjithatë ishe prore në pritje lamtumirëse
me familjen “mikpritëse” !
Por, me kalimin e kohës së fëmijërisë,
harroje familjen tënde “të vërtet”,
për ç’gjë kishe rënë pre e përfytyrimit imagjinar të fëmijës,
prandaj çdo herë e më shumë
sikur pendoheshe turpshëm.
Tani kur shiqoj fytyrën tënde si bletë e plotë
dhe vështroj shtëpinë ku gjallëri e fatbardhë solle sot,
si t’mos me gufoi zemra prej ngazëllimit të thellë,
që në shpirt më shpërthen çdo herë ?!