Edhe palët e saj trëndën në thellësi
Kur i nxjerr ofshet e dhimbjeve të ashtit
Zëri i klithmave thërret n’përmbytje
Sytë e nënëlokeve vërbohen në pritje.
Hapu tokë palë palë deri në fshehtësi
Liroj ata zogj nga vetmia në errësirë
Pse u ke vënë peshë engjëjve të perëndisë
E mbi kockat e tyre korbat ia thojnë dollisë.
QËNDRESA E NËNLOKEVE TONA
(1999)
Ishte një ushtri e çmendur dhe e tërbuar
Edhe fëmijët trishtoheshin nga britmat
Uluronin si ujqit të dehur e të droguar
Na i zgurdullonin sytë e na i drejtonin tytyt.
Ishte kohë e vështirë, e shdërruar në sopatë
Nuk pyeste për lisa të njomë apo të thatë,
Sikur gjithë mëllefin nuk e zbrazën në tërësi
Ata i vodhën edhe kufomat i fshehën në Serbi.
Mos harroni bijt e lokës shënone datën nën lëkurë
Ajo kohë e të çmendurve mos u ktheftë më kurrë,
Nuk dëshiroj fëmitë t’anë ta shohin tymin në dritare
Dhe loti i nënëlokeve të mos pushojë ndër varre.