Kemi ëndërruar lirinë tënde
Që të mungoi me shekuj
Kosova jonë e paepur
Edhe fushat e malet tua të larta
T'i puthnim kishim dëshirë
Kosova jonë e lirë
T'i përqafonim brigjet, tuajat kodriçe
Digjeshim nga malli
Kosova jonë kreshnike
Atë Flamur kuq e zi e atë gjuhë amtare
Ah, sa shumë t'i duam
Moj Kosovë shqiptare...
Ademin, SANDOKANIN, Zahirin, Luanin
Shkelzenin, Antigonën, Ylfeten
Yje lirie i kemi
LAVDI NË PËRJETËSI U THEMI!