Të kam zili poet kur shkruan
E ndjej që je i dashuruar
Dashuron sytë që shkëlqejnë
Këngën që ngadalë rrëfejnë
Dashuron foshnjen kur belbëzon
Tek zëri i tij kur fillon jetën
Dashuron gjethin kur ngjyrë ndërron
Flladin ku fluturon
Qiellin me shi e diell
Detin me valë e velë
Dallgën me shkumbën e bardhë
Zogun me zërin e artë
Dashuroj dhe unë disi
Dua të jem si Ti
Të ngjallë sendet në poezi
Por më ndjej ende “fëjmijë”.
TË GJITHA TË MIAT
Disa shkrime janë kujtime
Disa kujtime
Janë jetë nga jeta ime
Disa të tjera
Thjeshtë gabime
Të gjitha bashkë....
Ndoshta zhgënjime
Por janë rrahje të zemrës time
Aq sa muzgje...
Aq dhe agime.