Na shkoi kjo jetë
Me reciprocitet…
E nuk mblodhëm
Asnjëherë mend!
Si t’bëhemi unik,
Të përçarë mes veti?
Pa harruar veset
Që s’i lanë as deti!
Me ne s’ka hajgare
E them ashiqare:
- Jemi veç dynjasë
Për disa tipare…
Na kanë marrë erë
Sa jemi me nder…
Nuk na mbushet koka
Pa na k’ci tri herë!
Me të ngulur shpesh
Punët janë bërë lesh,
S’po i gjendet fija
Sherrit midis nesh!
Marrëveshjet pinë ujë
Nën shkurre e drunj,
Ne nuk u lidhëm
Një herë në një kunj!
Po s’i nuk u ngopëm
Ta kajsha Evropën,
Me sy e me mend
Nuk e shohim gropën!
Kjo Evropë e lirë
S’na ngul me pahir,
E ne me nder jush
Themi na bënë mirë!