I zjarrti shikimi yt
T’miat ndjenja ndez
Edhe vargjet flakërojnë
Kur të përshëndes.
I hap krah’t e fluturoj
Kur ti mua m’ flet
Kur më thua “ t’ dashuroj”
Më shtang e më step.
Me vargjet më t’ mira t’ këngës
T’ simes poezi
Zemrën time ta dhuroj
Le t’rrijë veç tek Ti.
Me lulet më t’ mira t’ kopshtit
T’ kam thurë një kurorë
Ditëve t’bukura të qershorit
I k’puta me dorë.
Mora ngjyra nga ylberi
Dritë nga vetëtima
Erdha n’përqafimin tënd
I tëri u shkrina.