Atëherë

Kultura

Atëherë

Nga: Skënder R. Hoxha Më: 1 tetor 2021 Në ora: 22:06
Skënder R. Hoxha

I zbardhja rrugët

Edhe nëpër shtigje mjegullash

Edhe nëpër terrnaja

Sytë e natës gazmoheshin

Me valsin tonë të shpeshtë

Kristalet e natës

Merrnin ngjyra të ylberit

Si çaste përjetësie

Largësitë i matja me hapa!...

Prapë Troja

Ç’është ky kalë i drunjtë

Më zbresin copa qielli

Më shkrepin copa vetëtimash

Kjo mjegull me bezdis

Qielli turbullohet

Në kacafytje reshë

Litarët e shiut zdirgjen

Fati përkundet mejtueshëm

Në urën e ylberit

Më afër qiellit të purpurtë

Atje ku zbardhin agimet

Pa kuaj të drunjtë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat