Lisi i Roganës

Kultura

Lisi i Roganës

Nga: Atdhe Geci Më: 1 tetor 2021 Në ora: 23:04
Atdhe Geci

Një jetë të tërë isha në luftë

në  beteja  dhe  fushëbeteja

që pushtuesin ta mundim

dhe ai pushtues  të  bjerë.

 

I dënuar me  dënim  kapital

pak para ekzekutimit, unë e

kërkova një krehër  flokësh

të flisja edhe pak  me  jetën.

 

O diell që e  ndriçon  tokën,

unë ndjej shndërrimin tënd,

të ngrohtën e rrezeve tuaja,

praninë tënde  nëpër beteja.

 

Kosovë, bëra atë që munda,

tri plagë i kam në  kraharor;

unë do isha  i  lumtur, sikur

të isha i pushkatuar i fundit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat