Nga kjo kohë e pa kohë, e për këtë kohë të vështirë
Me njerëz të shumtë të sëmur, por edhe të shëndosh e të lirë
Në këtë shoqërinë tonë të tronditur e të traumatizuar
Të goditur thellë në palcën kurrizore e njerëzore
Ndonëse, shumë të habitur e të çoroditur, siç thotë populli ynë:
Ndjefsh e mos pafsh gjëkundi; As mbi dhe as për fundi...
Thonë: Gur, mbi gur bëhet kalaja...
Me shumë gur ndërtohen urat, shtëpitë dhe bëhen mure ...
“Mirëpo, siç duket tek ne përveç të mirave materiale,
që na kanë qua peshë, po duhet me ndjetë veç tujë qesh!”
Nga ana tjetër dhe e vjetër; fukarallëkut e dreqnillakut
Me sa duket i kemi shtie krejt veshët në lesh...
Dhe të këqijave tjera…”jemi fort në qejf, e na ka hy sevdaja”
Dhe bukur si shpesh, po hamë flija dhe pite me presh;
Jemi bërë si përshesh, dhe ece merre këtë punë vesh?!…
Po thonë: A ka më keq se, mu martua burri, me burrë?!
Qe besa nuk jemi hiç tu u mundua; kemi zanë si fort në thua,
ngase kjo s’ka qenë adet te ne kurrë...
Gati sa s’jeni qartë krejt dhe kemi zanë me u trenua
Po thonë: Prej se kemi fillua me u martua, grua me grua !
A thua si dikur, të ishte qenë baba mbret
çka ju kish bë këtyre njerëzve?!
Thonë:“Sigurisht se, dot ja kish pre kokat të gjithëve,
dhe kishte me i zhdukë nga ko jetë!”
“Vetëm në rast se, mbreti do të ishte i njëjtë
Do ti falte sigurisht edhe ata krejt!”...
Haj e vaj medet, për lartë madhërinë, babën mbret
Por edhe, për këtë tonin popull-milet;
Po thonë: Po bënë e po vendosë, çka po i teket këti vet!...