Mblidhet prapë Brukseli
Kësaj radhe me zor,
-Me bishtin nënë shalë
E “mbulesa” n’dorë!
Të mbulohen targat
Për t’mos lënë tragje,
Nga shenjat shtetërore
-Sa për sy e faqe!
Marrëveshjet si duket
Nuk dalin pa hile,
Kush nga këto skenare
I nxjerr dacit zile?!
Në frymë dialogu
Vjen edhe ilaqi,
Me një kompromis
-Jo buka, po kulaqi !
Kështu vazhdon biseda
Sa për t’u marrë vesh,
Me sytë e përgjumur
E veshët në lesh!
Kjo çfarë ka ndodhur
S’qe pa taksirat…
Mirë që përfundoj
Në Brukseliadë!
Për ndryshe shqipet
Pa vija të kuqe,
Do të loznin “Shotën”
Te Molla e Kuqe!