Një cikël me poezi

Kultura

Një cikël me poezi

Nga: Përparim Hysi Më: 6 tetor 2021 Në ora: 14:36
Përparim Hysi

1.Ka ca njerëz

Ka ca njerëz që dëmin që u bëjnë të tjerëve,
E kanë si kënaqësi dhe më shumë se ushqim
Këta nuk janë n jerëz,por u ngjajnë hijenave
Si me fytyrë e me shpirt,janë përçmim!

Kënaqen në ligësinë e tyre të flliqur
Jargosen dhe,tek qeshin,gërdheshen!
Në brendësi kanë një shpirt të krimbur
Ndaj nga njerëz gjykimkthjellët urrehen.

Me të fuqishmit që kanë pushtet
Mend këputen dysh dhe shpinën e bëjnë urë
Të tillët nuk kanë fytyrë,por kanë syfet
Dhe këto hijena nuk i mbështes kurrë.

2.Rrëkeza

E shoh rrëkezën që çan gurin mbi një shkëmb
Më bën që ta dua (e them me tërë mënd)
Se është krengritëse, rebele që nuk trembet
Dhe çan rrugës së vet,krenare sa nuk bëhet.

3.Nëse mbeta këtej pari

Nëse mbeta këtej pari,ku më solli mua "rastësia"
Por më griu mua malli.malli im është SHQIPËRIA!
Se për natë më del në ëndërr(asnjë natë nuk fle rehat)
Veç regëti kjo imja zëmër dhe gulçoj si një sakat.
Florida, 2003

 

4.Shpesh më thonë

Shpesh më thonë:- Po ty ç'të duhet,
Se çfarë ndodh rreth e përqark?
Duket shpina po të"kruhet"
Shkruan dhe vargje zemërak.

Domethënë,sipas atyre,
Unë ta mbaj gojën mbyllur
Unë s'jam dele prej natyre
Dhe nuk rri pa"bërtitur".

Se me vargje zë godas
Korrupionin,padrejtësinë
Ndonjëherë dhe ulëras
Duke sharë qeverinë.

E ndjej veten unë më mirë
Kur unë vargjet i bëj pushkë
Dhe qëlloi çdo faqenxirë
Që dhe turpin ha me bukë.

6 tetor 2021

5. Kur jam vetëm
Kur jam vetëm në tryezë dhe po pi kafe në klub
Më afrohet një syzezë dhe më ulet këtu"fup"
Unë syzezën e sajdis ( e quaj fat dhe s'e bëj "hasha")
Birbo s'jam, natyrisht:goxha burrë me flokë të bardha!!!
 

Kokolizur puna pisk( me mend mundohem ta zgjidh)
Se s'të vjen më ky"rrisk" (apo s'është? Si lule e brishtë!)
Zë kthiellohem vetëm pak dhe mendja në vend më vjen
Përparim,s'je më çunak... dhe u bëra unë"ujem"

 

6."Vrasja e GEGNISHTES!!!"
KONGRESI I DREJTSHKRIMIT e"vrau" GENISHTEN!!!
NJësoj si një ngricë që vret në lulishte!
Unë,ju them të drejtën,hiç s'e duroj dhimbjen
Sado që vet jam tosk dhe flas toskërishte.

Por padrejtësinë hiç nuk e duroj
Se plaga e një tjetri,njësoj më dhëmb!
Se politika të KONGRES e drejtoi
Dhe ndaj këtë padrfejtësi e nëm!

Nuk më duhen se ç'thonë"kokat e mëdha"
As ata me tituj e nominime alla akademikë
Për mua"me gegënishten" u bë hata
KONGRESI që i njëanshëm dhe pikë.

Se FISHTËN E MJEDËN si do t'i shijoj?
Ç'gegnishte e bukur!Ç'visar! Sa sharm!
Jo ç'shkruajnë ata, me asgjë nuk i ndërroj
Mos flas për një MIGJEN,KOLIQ apo CAM!

U shkatërrua kështu një djep i madh kulture
VISARET E KOMBIT a nuk u prishën kështu?
I shoh metastazat kanceroze prej menduze
Që politika e kohës vulosi për ju.

Florida,1 shkurt 2003

7.Siç e shihni
Siç e shihni,nuk më rrihet që mos shkruaj për asgjë sot
NJë mendim hiç nuk më shqitet më rri varur përmbi kokë
Dhe marr penën që të shkruaj,se kështu heq mërzinë
Ç'është e drejta,sot po vuaj,kur dëgjoj "qeverinë"

Unë dëgjoj qeverinë,kryeministri doravetë
Zë e flet fare"qesim" dhe na hiqet si"profet"
"Veç për bukë SHQIPËRIA nuk ka vuajtur asnjëherë,"
Se i duket "historia" duron proçka në erë.

Ngrihe buka,ngrihet ujë dhe më tej do rriten dritat
E kthen vendin në"rrëmujë",sikur në vend s'i ke"vidat"
Në e more ti pushtetin,ke detyrimin t'i dalësh ZOT!
Dhe me llafe bën"profetin",jo na bën si DON KISHOT!

 

Tiranë,6 tetor 2021

8.IKJA e "SHTËRGUT" *
Fluturoi she "SHTËRGU I FUNDIT",shkoi e iku në pakthim
Jam goditur si prej plumbit,nga kjo"ikje" si gjëmim!
Nga REMARKU më REMARK! Nga gjermanët më gjerman
ROBERT SHVARC pse ikevrap, sa dëgjoj shpirtin plagë e kam.

Në përkthimet qe brilant(si në prozë dhe poezi)
Dhe lirikat i ke mjaltë,elegancë dhe ëmbëlsi
MJESHTË PUNE!MJESHTËR FJALE(na le pas vepra të çmuara)
Ah,moj vdekje mëkatare!Këtë radhë je më e mallkuara.
FLORIDA,26 prill 2003

9.Heshtja *
EMILY DISKINSON(1830-1886)
Një heshtje e gjatë që shumë vonë foli
Lavdia e saj:e mbyllur me dryn!
Ah,heshtje neveritëse! Në qafë të mori!
Sa vonë që morëm vesh për EMILYN.

Kur u hap "sepetja",doli thesari
"Varrosur" nga droja dhe heshtja e gjatë
Lavdia jote është shkruar me gërma ari
Dhe shfaqesh e bukur me vargjet-mjaltë
* sa qe gjallë,botoi 7 poezi dhe,pas vdekjes,u zbuluan 1500 poezi.(nga shtypi)

 

FLORIDA,10 shkurt 2003

 

10. Një dritë
Një dritë e ngrohtë më hyn në shpirt
Dhe shpirtin tim të ngrohtë e ngroh
Si mund të ndodhë që të të ngrohë një dritë?
Por është dritë dashurie kjo.

Në rremba e ndjej gjakun-valë
Aorta- valë e përcjell gjakun
Plakush,për një çast, u ktheve djalë
Se të madh e paske shkakun.

Se shkaku i madh i dashurisë
Më ngjet me një gjeratore
Ndaj drita që më hynë në shpirt,
Më është e ngrohtë:zjarmore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat