Shqipëri, o imja Shqipëri
Ta patëm borxh jetën, këtë mirë e di
Por këtë nuk e di, a e din edhe ti?
Ngaqë të donim ty shpirtërisht e mendërisht
Dhe sakrifikonim e vuanim, për ty gjithnjë!...
Dikur na mal tretonin e keq trajtonin
Fizikisht, psikikisht e jo njerëzisht
Më shanin, më përbuznin, si një jo njeri;
Luanin me ndërgjegjen time t’pastër;
Më injoronin, më pështynin, më ndiqnin në rini
Dhe më fyenin në Komb e ideal vazhdimisht!…
Shumë keq më keqtrajtonin
Ata, "Shqiptarë", Shkije të zi!
Pse të desha e të doja;
Sepse s'flisja keq e s'pranoja,
gjë të keqe për ty, Shqipëri!
Dikur, sot e mot…
Më ishe e më je, një kopsht me lule
Ti ishe krejt muza ime…
Në ëndërr duke fjetur;
dhe në zhgjëndërr i zgjuar
Që aq shumë të desha e të dua gjithnjë!...
Ti më ishe mua gjithçka në jetë
Më mbete dhe më je gjithmonë, një e vërtetë;
Nga mendja, shpirti e zemra ime:
krejt bardhë, dhe kuq e zi
Ti më je komplet, për mua një jetë e qetë...
Por jo, jo assesi një vdekje e shkretë!
Je më e mira, lule:
Lulëkuqe për mua, Shqipëri..!