Hyria më e bukur Pellazge
Mbi flokët bishtaleca të hedhur mbi kokë
Gërsheta i ngjajnë në ma të bukurën
Hyjni
Në Arkide e shndërruar e vetmja HYRI
Në dheun dardan shqip më foli me shekuj
Vetëm unë nuk e di cili jam
Në cilën tokë zbrita dhe mbi cilin yll Davidi
U rrita
Në djep e varr cili jemi më shqiptar
Kur e rujta cilin kryqin unë Rugovasi me shallë
Të bardhë
Shih nën dhe varri e gjej edhe nga një emër
Si plagë shpirti e zemre mu në ballë si yll lirie
Të kësaj toke dardanie
Rrënjë Pellazgësh Ilirishte TANAGRA
Një HYRI Hyjnishë para zotit e para e botës
Gjashtëmbdhjetë shekuj para KRISHTI foli shqip
Në Arkide.Shjkodër, 13.4.2013
Flokët e mbretëreshës
(Tanagres, hyrisë pellazge, që ka folë
Shqip 16 shekuj para Krishti 80 km, afër Athinës)
Mbi sy lidhë supët e jetës
Botën ngrit ozonit
Më flet vargut tim
Tanagra kthen historinë Butrintit pellazg
Gjashtëmbëdhjetë shekuj i vënë para Krishti
Kujtime falë bishtalecave të shkruar
Legjendave Hëna iaka ruajtë buzëqeshjen
Dielli i fali dritën ngado që fluturojnë shqipet
Eh,ç ̒më kujtove emrin tim
Pas teje Tanagra bota u hedhë në djall të vet
Vetëm engjëjt shëruan plagë e dhembjen ma moren kujtim
Nuk e merituam ndarjen në dysh në asnjë shpirt atdheu
O Zot sa tu fala për vargun e Tanagres.Më, 10.03.2-15
Bota lindi nga ti Tanagra
Kur engjëjt zgjojnë heshtjen
Ëndrrat kthejnë në buzëqeshje fëmijërore
Në lumë loti të hedh vet zëri i yjeve
Krejt zë zane u bë shushurima e pyllit
Dëgjoj kah këndon këngë lumturish
Se si bashkojnë zërat me vargje poeti
Me cilat ngjyra të pikturoj sytë e tu
Tanagra
Për emrin tim shqip që ma fale
Gjashtëmbëdhjetë shekuj para Krishti
Ah,dhe lutjet për ty im zot
Dhe për brezat e fisit tim Pellazg
Mos më ikën më nga fuqitë e vargut tim
Janë dëshmi e diellit kur shndërrit lirinë
Kthehu e fundose fatin tim të shenjtë
Më bashko në një trup të vetëm Shqipërie
Krijo luftëtarë lirie e atdheu të shqipeve
Bekoj në princa dashurish të zanave
Le të mbjellin farën e hyjnive
Kujtim për botën e njeriut të ri
Sot zgjodha më të bukurën e detit
Të ëndrroj se si marrin frymë trëndafilat e saj
Vallë a ka kuptim jeta pa flokët ngjyrë gështenje
Që m`i mbulon ëndrrat e jetës sime
Sonte u ktheva në pasqyrë me ty Tanagra
Jam zëri yt mijëvjeqar, pellazge të thonë
Ke shpirt e zemër, je vet Shqiponjë
Mos më humb
Në asnjë kohë të shpirtit tim
Tani je koha ime, relikti im
Jemi Amfitatri i Butrintit
Aty kemi rrënjët pellazge
Bota lindi nga ti Tanagra
Dhe nga vargu im hyjnor.Më,19.03.2015
Mbi lotin tënd e shkruaj vargun tim
Mbi lotin tënd e lexova emrin tim
Si varg i tretur na vjen sonte e shkruar vargut tim
Vetëm kujtimi yt mbetet tek emri TANAGRA
Sa herë u bëra kërkimi yt kur shekujt i luftoja
Eh, sa herë edhe u talla nme vetë djajtë që ishin
Fytyra gjithfarë bishash
Sonte sa u skuqa e u bëra vetëm kockë
ëndrre
Baltë hëngra për ta rujtur fjalën shqipe
Mbi fatin tim të shndërruar në engjëj të fisit tim
Pellazg
Të shkruar në djep e varr dhe të rujtur si margaritar
Të emrit të falur nga zotnat e nga Pellazgët
Si agim të lirisë
Sonte për pak e takova lotin tënd
Rrugëve të Athinës shqip
Ku ma qajti fjalën mikja ime prej ylli
E falur nga zotnat
Eh,uratë u bëra vetë unë biri i TANAGRES
Shekujt i numërova me dheun e kësaj toke
Mbi dritën e gjakut tim sikur të isha vetëm përrallë
Fatin nuk do ta nënshkruaj kurrë pa ty TANAGRA
Vetëm me ty jam dheu i kësaj toke dnebabaden si flori
Më engjëjt të shkruar vargjeve
Pasqyrë e llojit të mbretëreshës
Vetëm emrin Hyjri të mbanë
Më e bukura prej më të bukurave
Detit si përrallë.14.4.2013
Si të lundroj
(Mikes se shndërruar në TANAGRA)
Si të lundroj mbi këtë emër
Që kam në zemër
E kam si lot dje e sot
Në çdo mot këmbas eca detit kryeneq
Të dhimbjes e krenarisë
Të mallit e të magjisë
Se sonte u ngrita mbi secilin djall
Fytas edhe me Bajloz deti
Mbi cilat valë u bëra vullkan zemre
E lopatë barkash
Vetëm sonte nuk e dua mbytjen
Më shpëto vetëm ti
Dora jote të më mbaj
Se vetëm sonte e dua jetën
Për pak mila jam tek Ti
TANAGRA
Eh, sa më dhëmb ky det
Kjo natë e ky engjëll fluturim më rri
Përqafimit tim
Vargun ma shkruan në shpirt
Im zot si të dëgjoj në cilën valë deti
Ma trete kujtimin
Në cilën pulëbardhë u shndërrove
Ma thuaj se sonte do të jesh mike shpirti
Ose shndërrohu në fluturë pranvere
Ta vëj emrin tim.