Në Anadoll , n’toka Turqisë
Sa shum gjak u derdh n’kto troje
Sa shumë lufta n’tokat arbnore
Sa u treten e kah jan nisë
Në Anadoll , n’toka Turqisë .
Morrën rrugë për n’vend larg votres
Mbeti vatani nën mshirë të botës
I lan kto toka dhe lan avli
Shtëpitë shkret mbyllur me dry
N’Anadoll po bjen haberi
Nga vaporat po zbret mileti
Ç’jan këta njerz që po zbarkojnë
Vatrat e tyre po i leshojne.
Gjith ka janë Vijaleti i Nishit
Nga Pazari mbledhë burra t’fisit
Plot shqiptarë nga Kurshumlia
Nga Toplica e gjithë nahija.
Nga Kosova shumë na u vranë
Dhe Sanxhaku po lëshon një gjamë
U larguan pleqt , gra edhe fëmija
Dhe shumë popull nga Maqedonia.
Sa na u prenë e shumë na u vranë
Për këtë tokë e për këtë vatan
Gjysma e kombit u shpërndanë
Në vende të huaja si n’Anadoll.
Të shpërndarë ka do që janë
Në shpirt mbajnë veç një vatan
Dhe flamur për festë e mort
Mbajnë shqiponjën gjer më sot.
Atëdhe i vetëm asht Shqipëria
Aty ku rrinë roje trojet e mija
I bënë ball kohës dhe stuhisë
Me at flamurë të Arbënisë..
Prishtinë 10.02.2021
Do të vij një ditë
Do vij ajo ditë
Kur do rrotullohet bota
Me ngjyrat e saja bojëgjaku
Ashtu siç do i ketë dhe votra..
Sa e sa ditë ikën e nuk u kthyen
Me to ikën dhe kujtimi
Sikur të ktheheshin atintanët
Prap nuk do bëhej Iliri..
Jemi pellazgo – ilir
Nga gjaku e nga tradita
Me luftëra ndër shekuj
Ksaj toke do i vie dita.
Kjo ditë e madhe e Ilirisë
Do i vie nga vet Zoti
Siç i bashkoi trojet dhe fiset
I madhi Gjergj Kastrioti.
Parodi e lavruar
Lavronte arën kojshia i pare
I kishte lavruar dhe gurët në megjë
Unë tokën time shetisja vërdallë
Asnjë fjalë nga goja nuk munda ta heqë.
I thash vetit , po le ta levrojë
Tapia është në emrin tim
Babë e gjysh ma paten lanë
E imja do jetë pa asnjë dyshim.
Na e lavruan token kush qe më i pari
Tash erdhi kjo dite kur ne bashk u bëm
Se u bëm bashk dhe jo të shpërndarë
Kojshisë që levronte udhët ia dham .
Kosova tokë e bekuar e jona do jetë
Ne do jemi ata qe do e levrojmë
Askush i huaji lavër mos të bëjë
Se lavertarët te denjë tash ne po i kemë.
Lavrën e vjeshtës na ndihmuan shumë miq
Atë të pranverës filluam ta bëjmë vet
Sa për dreq ne lavrës nuk ia kishim haberë
Andej e këndej lavër, arën e bëmë përshesh
Lavruan nëntokën , i madh e i vogël
E tani eshte koha lavren me e rrafshu
Me e “vllaqitë” at lavëtë bërë ma pahirë
Do e bëjmë një lavër
për bereqet më t’mirë.