Tahir Berisha thoshte: "Prej njeriut shpirtngushtë, mos lyp udhë të gjana; prej të ngushtit mos lyp çlirim e prej llambës shuar mos lyp dritë".
Ballzaku ishte kategorik, kur thoshte: "Mbajeni mend: nga të gjitha plagët e pashërueshme janë vetëm ato që i shkaktojnë gjuha dhe shikimi, qesendia, përbuzja e përgojimi".
Tahiri Berisha theksonte: "Më mirë të punohet mirë e hallku të flasin keq, se të punohet keq e hallku të flasin mirë".
Në një rast pati thane: "Ai që është i zoti pushkës, nuk e zbraz në vëllazni, po në armikun që na sulmon atdheun e na sjell robërinë".
Demokriti thoshte: "Nuk mund të jesh poet i madh, pa të marrë shpirti flakë".
Aristoteli pohonte se: "Të gjithë njerëzit gjeniale janë të përulur nga melankolia, nga një gjendje shpirtërore e zymtë dhe e rëndë".