Tahiri kurrë nuk qe agresiv, as në fjalë as në vepra. I urrente ata që ngacmojnë,qoftë drejtëpërdrejt, qoftë figurativisht. Agresiv dhe i hapur ishte vetëm në kundërvënie të fjalëve që shkonin në dëm të atdheut dhe lirisë së tij. Barbarinë, si veprimtari çnjerëzore e mizore, me egërsi e primitivizëm, e urrente tepër. Thoshte:"Disa njerëz barbarizmin e kanë ne gjene. Dëmtojnë monumente historike, mure e kështjella, drunj të vjetër e përmendore.
S'i lënë dy gurë bashkë". Budallallëku, trajtohet dendur në thënien e tij si:"Ma mire à m'e pase hasmin e meqem, se mikun büdalle "Budalla e trubullon ujin, i meçmi i zë peshqit". Dëshëprimi, rrallëherë pati vend në shprehjet e Tahir Berishës. Mendonte ngjashëm me Kantin se: "Dëshpërimi është një marrëzi e përkohshme e një njeriu të pashpresë".
Dyftyrësia, vlente për ata që,siç e thoshte Tahiri:"Fjalët i kanë të gryta, bukët e kallamojta, e punët e elbta". Shpesh theksonte:"Nëse doni që goja juaj të mos gaboj, keni parasysh këto gjëra: Kujt i flisni, për cilin flisni, si flisni dhe kur e ku flisni...
Post-scriptum: Ky rrëfim është bazuar në Monografinë me titull:"Tahir Berisha", të autorit-Dr. Mehmet Rukiqi.