Të lodhur.!
Duke pritur ndryshimin.
Na thanë do ndryshojmë.
Ne jemi ata qe edhe shiun e ndryshojmë
Do na bie shi kur te duam ne ,
Premtime koti.
Por edhe ne, naiv e të krisur !..
Që besuam dhe ende besojmë,
Për ndryshime si n‘filmin e Herry Poterit,
aty ku transformimi ndodhë sa çelë e mbyllë sytë..
Ndryshime si në filmat përrallorë dhe ate për fëmijët.
Mos pritni ndryshim
Po vishjuni punes e ndryshone ç’do gjë rreth vetes
Askush me mire se ju nuk din të ndryshojë..
Poezia ime
Muza ime po m’kthehet
Avash dhe m’troket,
N’këtë mendjen time
Çë sot e paskem të kthjelltë.
Do i bashkoj sot shkronjat
Sot radhë e një, nga një.
Do i thurrë vetës sime
Të bukurën poezi.
Nga këto rreze mëngjesi
Nga dritarja më ngrohin shpirtin ,
Më marrin me vehte ne qiellin pa fund
Me kthejne mendjen time, atje n’ katund.
Në rrugicat e baltosure
kur ecnim këmbë zpathur,
Vraponim skaj më skaj
Bashk me shoke pa ndalur.
Askund si ty Shqipëri
Kurdo që ndalem e mendoj
Dhe kudo e kado shkoj ,
Vend më të ëmbël e më të mirë ,
Askund si ty Shqipëri nuk gjej.
Edhe këtë verë prap si ç'do herë
të zgjodha ty Durrahi im i lashtë,
Ketë detin tënd me e përqafu
E në ZANZI n'mëngjnes kafen me e shiju.
Jetofsha gjat sa t'më ke dhën i madhi Zot,
Nuk do të ndrroj me asgjë në këtë botë.
Edhe pse dallgët po na tundojnë
Por asnjëherë mendjen dhe zemren nga ty nuk ma largojnë.
Të jeshë përher o Atëdheu im
Do na kesh përher në gjirin tënd,
edhe kur dallgët rehat nuk na lënë..
Ne do jemë këtu për të mirë e për gëzim
përher në prehërin tënd, o Shqipëria ime..