Renis Domi është djali më i ri, që është bërë pjesë e botës së muzikës popullore. Ai është vetëm 13-vjeç dhe këndon në dasma si i ftuar special.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Renisi tregoi gjithçka nga bashkëpunimet me emrat e njohur deri te këngët që ka bërë pjesë të repertorit të tij.
“Shkoj si i ftuar special ose surprizë e çiftit. Kam bërë mbi 10 dasma këtë verë. Këndoj edhe nëpër lokale shpeshherë.
Deri tani kam bashkëpunuar me shumë të famshëm, si për shembull me Mandi Nishtullën. Ndërsa Stine është producenti i këngëve të mia.
Unë këndoj këngët e mia dhe të tjera. Unë i këndoja të dyja krahinat, por më shumë nga veriu se jam nga Kukësi.
Nga i gjithë fisi vetëm unë kam dal këngëtar, nuk ka asnjë tjetër”, u shpreh Renisi.