Tokë e djegur dardane,
dëgjo gjëmën e nënës tënde!
Kush po’të shkëputë nga tërësia,
matrapazët nga brendia!
Qoshet po’i shesin te kojshitë,
vetë blejnë lirë në brenditë!
Asetet tona kombëtare,
po i bëjnë pasuri personale!
Shtetit si paguajnë tatim kurrë,
për patriotizëm betohen n’flamur!
E bëjnë tokën dhe ujtë t’pa shfrytëzuar,
popullin jashtë për ta larguar!
Fshatëra t’ri ndërtojnë për jetë t’vet,
dorë shlirë janë me fonde n’pushtet!
Ngulni këmbë o njerëz hyjni,
rrenacakët çoni n’gjyqësi!
Tokë e djegur do’të merr dritë,
nga ari i saj do’të shëndritë!...