Për të filluar të hënën e ardhshme
Më lindjen e Diellit me intervale
E me vransira të dendura
S’jam në greve o popull
S’jam, sepse kam lind mes ujqërve
Dhe, me delet me dyer të mbyllura
Privilegj natyre
O vendim obligativ
I kam lënë poezitë
Sepse tash jemi një.
LISI DHE PLISI
Unë jam i gjatë
Unë jam i lashtë
Unë jam i gjelbër
Unë jam i bardhë
Unë jap hije në tokë
Unë jap krenari në kokë
Unë jam më rrënjë
Unë jam më histori
Unë jam vetë jeta
Unë jam vetë beteja
Unë strehoj një shoqëri
Unë bashkoj një shqiptari