"Trupat e KFOR-it u futën edhe me këmbësori në të gjithë teritorrin e Kosovës.
Dielli sërish ka lindur mbi shpresat e njerëzve të vuajtur, të cilët mezi e prisnin kthimin nëpër shtëpitë e tyre të djegura, që dukeshin si gërmadha. Serbët, teksa tërhiqeshin, vazhdonin të bënin krime të vrisnin civilë në formë tinzare.
Serbët nuk e pranonin disfatën dhe ngritinin tre gishtërinj, derisa në fytyrë vërhej mllefi dhe dhimbja për këtë vend.
Kosova tashmë fërgëllonte nga Dielli, e nxehtësia edhe mua m’i përvëlonte faqet dhe ndieva ca bulëza djerse të më grumbulloheshin mbi vetulla. Ishte ky Diell i shpresës që rrezantonte mbi unifomat e ushtarëve ndërkomëbtarë dhe UÇK-së. Kurse unë isha i mbytur mes zhurmës së valëve brenda meje..."
Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.