Dikur më në fund
Sytë më shkuan në kuletë
Paratë që i kisha në të
Ishin avulluar ishin tretë
Rastin menjëherë
Në media e publikova
Madje pa një pa dy
Në organe e lajmërova
Ata të hetuesisë
Nuk i priti dot nata
Filluan me intervista
E me shumë deklarata
Shtëpinë e vërshuan
Inspektorë e forenzika
Disa nga familjarët
Shumë shpejt i rroki frika
Madje edhe propozuan
Të ndërprehet procedura
Lajmërohet i përgdheluri
Ne kemi paguar disa fatura
Gjithëherë ka qenë e ditur
Nga jasht nuk vidhet shtëpia
Çka kuleta përmbrenda
Kurrë nuk e ka ditur kojshia.