Dritë e terrr dhe shkëlqësi,
stinët sjellin borë e shi!
Ftoftë e nxetë,
nuk ka kush që i ndërpret!
Forcë tërheqëse n’galaksi,
n’sistem diellit qëndrojnë gjithnjë!
Lëvizje t’lejuara do vazhdojnë,
gjerësa energjitë nuk shterrojnë!
Po shterojë energji e diellit,
çrregullon planetet e qiellit!
Sa më shumë t’mbajmë drejtësinë,
do të kapemi për gjithësinë!
N’orbita të lejuara gjejmë stabilitet,
si atomi me planetë!
T’zgjasim jetën n’atdhe,
gjenerata re t’na urojë ne!