A m`i sheh sytë e mi
As sonte nuk kanë gjumë
Kanë mbetur
Me shikime nga qielli
Po i sodis yjet
Erna Ti Ylli im polar
Sonte të lutem
Më zbrit nga qielli
A i sheh duart e mia
Kanë mbetur të zgjatura
nga Ti
Të presin të ju kthehesh sonte
Më atë pamjen tënde si hyjni
Erna
A i dëgjon ofshamat e mia
Që ngjajnë në dallgët e detit
Të trazuar
Kur rënkojnë kurrë pa pushuar
Sonte
Më zë të lart
Ernaaaaaaaaa
Po të thërras
Zemra s`di
Si nuk po më plas
E kur po të thërras në brigje
Deti po jehon i tërë qyteti.