"Për herë të parë sa isha në luftë fola në telefon me të dashurën time, Marinë. Sapo ra zilja, Maria e ngriti shpejt receptorin, nuk fola, heshta dhe ishte zëri i saj, zëri i ëmbël i voglushes sime.
“Përshëndetje!”, - i thashë. “Je ti?”, - ma ktheu.
I thashë: “Po”. “Si kalon?”, -më pyeti.
Nuk u përgjiga menjëherë, e fantazoja fytyrën, trupin dhe ëmbëlsinë e saj. “Si në luftë më", - u përgjigja.
“Po sheh gjëra të këqija.”, - më pyeti. “Po pakëz.”, - ia ktheva. “Po vriten njerëz?”, - më pyeti - “Sepse po shoh në lajme që njerëzit janë duke u vrarë. Alo!”. “Po zemër, jam këtu.”, - i thashë. Pika loti filluan të puthnin faqet e mia.
“Do t’i bësh ballë gjithë kësaj dhe e di që do ia dalësh deri në fund.”, - më tha. “A mund të flasësh pak për veten për një sekondë. Çfarë po ndodh me ty?”, - e pyeta dhe mezi e mbaja zërin.
“Mirë. E kam gjetur një punë si kamariere afër Universitetit të Tiranës. Mendoj se duhet të vendosemi të dytë aty. Të pëlqejnë rrugët e zhurmshme të Tiranës. Zemër”, - më tha.
Unë vazhdoja të qaja tashmë me zë. “Po zemër, jam... ja... këtu. Thjesht...”, - e nxora zërin me një ofshamë.
“A je i sugurt që je mirë?”, - më pyeti.
“Thjesht më mungon shumë. Kjo është e gjitha”...
Fragment nga romani "Ti".