Sikur ta marr hënën me këto duar
Ta ndriçoj këtë dhomë të errët ,pa dritë
Dhe sikur yjet t’i vendosë në mur
Nga këto rreze drite, dhoma të shëndritë.
Të marr pak rreze dhe nga dielli
Me këto duar e të ngrohë tokën
E nga drita natën t’ua bëjë ditë
T’përqoj ngrohtësinë nëpër tër botën.
Sikur të mundja e të bëhem rreze
T’i përshkoj me dritë fushë e male
Dhe n’sipërfaqe ujërash duke i ngrohë
Prroska, lumenj, dete e oqeane.
Të ngrohë bimë , pemë, lule e lisa
Gjelberimi mbi pllaja e fusha të gufon
E t’i jap gjallëri mbarë kësaj toke
Për jetë më t’mirë, ngrohtësia t’mbizotëron .
E di se këtë punë nuk mund ta bëjë vet
Nga vetja e tijë secili le ta provojë
Kjo botë e krijuar vetëm për sfida
Dhe secili nga ne duam ta jetojmë.
Enver Sahiti 30.04.2021
Si rrezja e diellit
================
Si rrezja e diellit që ndriqon tokën
E ai fllad mëngjesi me vesë që flladitë,
Si yjet në qiell natën kur xixëllojnë
Atë bukurinë tënde jam duke e pritë.
Ti më përket mua me atë bukuri hyjnore
Sikur drita e hënës kur natën ndriçon
E ti, në mendjen time më sillesh vërdallë
Andaj zemra ime përher të kërkon.
Ujë i kulluar lumi që përshkon fusha
Dhe nuk ndalet tuj flladitë anë e kënd,
Sikur era luleve iu shpërndanë polenin
Dhe ato mugullojnë ,qelin në ç’do vend.
Je nga ato lule të bukura me aromë
Sa herë të këpusim hatri nuk të mbetë
Bukurinë tënde e ke në këtë botë
Na e dhuro dashuri më shumë për këtë jetë .
Enver Sahiti 27.05.2021