Nga data 20 deri më 26 tetor është zhvilluar Festivali i teatrove në qytetin e Ferizajt.
Në këtë festival, në të cilin janë ndarë disa çmime për kinematografi dhe teatër, e shpërblyer ka dalë edhe aktorja Vlora Dërvishi.
Asaj i është dhënë mirënjohja për vlerësimin “Roli më i mirë episodik”.
Ka qenë teatri i Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë, që përmes një njoftimi në Facebook.
“Vlora Dervishi vlerësohet nga juria profesionale në edicionin e 51-të të Teatrove në Ferizaj si roli më i mirë episodik në shfaqjen “Farsë në Valvorth” me regji të Butrint S. Pasha. Ky është një vlerësim i radhës për aktorët dhe produktet tona. Urojmë Vlorën dhe gjithashtu premtojmë punë të mira nga ne”, shkruan Qyteti i Teatrove “Hadi Shehu” në Facebook.