Kritiku letrar Drago Siliqi i pati propozuar Kadaresë që tregimin e tij të bëj roman ..Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur,,
Në historinë e letërsisë shqipe, është i njohur kritiku letrar Drago Siliqi(1930-1963),që, sipas Agim Vincës, është kritik letrar për ekselencë.
Në një takim rasti në rrugët e Tiranës, kritiku letrar Drago Siliqi i pati propozuar shkrimtarit Ismail Kadare, që tregimi i tij i botuar në shtypin e kohës të bëj roman.
Dhe me propozimin e kritikut letrar Drago Siliqi, shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, me përmasën e përbotshme të letërsisë dhe kandidat për Çmimin Nobel, tregimin e tij e bëri romanin e njohur ,,Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur,,.