Shumë këngëtarë, atdhetar e patriot
Këndojnë, rrahin gjoks, ëndërrojnë e nuk thonë: kot e kot:
Për NJË të, “madhe”: Shqipëri.
Deri sa, sot jemi të ndarë, si është më zi!
Në shtatë shtete e në disa qeveri.
Kështu si jemi sot, me këso alamet lider e shumë parti!
Nuk ka gjasa të jemi e të bëhemi: NJI!
Kjo dëshirë, është e largët dhe me shumë ngazëllim
Por veprimi i shqiptarëve, në kohë është për trishtim
Kjo dëshirë vjen gjithnjë duke u venitur
Se në ballë të politikë bërjes, janë ata të z‘venitur.
Këtë e bëjnë, bijtë e tu, moj Nëna Shqipëri!
Që janë sot, në ballë e në parti
Duke përbuz, çdo gjë të “gjallë”
Vetëm për poste dhe për të qenë lider e, i parë.
Kot se ka, të DITUR, e Atdhetarë !
Nuk vlejnë, as sa një Lek, po as sa një Dollarë.
Po, sa vlen, që sot kemi universitete dhe akademi?
Kur vendi po mbetet pa të shtrenjtën: RINI!
Edhe pse kemi dy “copë” shtete me pavarësi
Populli, e shumë troje, janë: në varshmëri, e në robëri!
Të zotit kur i vjen rasti të dalin në ballë,
I urrejnë, e i përbuzin dhe i bëjnë përrallë.
Shpejt tretet, si një pikë ujë në rërë!
Dallaveraxhit e të korruptuarit, bëjnë nam e bujë
Vetëm për urrejtje ndër vete, e për interes të huajë
Atdhetarët brenda natës “shkrihen ”si kripa në ujë !
Si duket të gjithë jemi bërë, në Tokën tonë: rrëmujë?!
Çudi si lejon populli që në Kuvend, të ketë edhe të marrë!
Si në Tiranë e në Prishtinë, aty ku janë gati vetëm “shqiptarë”,
Grinden, shahen, rrahen e tymosen,
Si të jenë të dehur me alkool, e me drogë “ndoshta alivanosen”?! ...
Kjo mbrapshti, e anarki,
Nuk do të shkoj pa kufi?
Se parti është parti,
Por, Kombi Shqiptar është: NJË.
Ky rrugëtim Atdhetarë ,do ta kurorëzohet gjithë sesi.
Se, Shqiptaria herë do kur, do të bëhet: NJË.
Shqipëri të dua kështu, e mot më parë
Kur do bëhesh NJË e Tërë
Do të dua me krenari
Se atëherë je: Si e madhja: ILIRI.
Nga një det në tjetrin det ishe e tëra krejt
Atëherë kur ishe vetëm: Zot Vet.
ILIRIA 19.10.2020
Ri publikim 29.10.2021