Seç më ra ndërmend kët çast
Që t’filloj të vizatoj
Mora ngjyra e fletë të bardhë
Dua vjeshtën ta pikturoj
Si t’ja bëjë hallin se di
Se piktore unë nuk jam
Mora ngjyrat e Ylberit
Dhe fillova të mendoj
Me ngjyrë t’kuqe dhe të verdhë
Portokalle dhe të purpurt
Kurorë gjethesh hodha sipër
Bëra trungun pak të shkurtër
Hodha ngjyrë n’male e fusha
Dhe n’bregore poshtë e lartë
Edhe qiellin nuk harrova
Një gjyrë plumbi asaj i dhashë
Kopshtit t’bukur i ndërroi pamja
Lulet morën ngjyrë të kuqrremtë
Trungu i mollës nis e xhveshet
Koha është që t’vilen pemët
E ngjyrosa edhe shkollën
Të shkëlqente por si ari
Sa do të gëzohen gjithë fatosat
Kush do të hyn në klasë i pari
Të mos hidhërohet edhe bujku
Me parmendë kur lëvron arën
Dheun bëra me ngjyrë kafe
Erdhi koha ta hedhë farën
Dallëndyshet bishtë gjatë
Bardhë e zi do i pikturojë
Çerdhet tash i lanë të zbrazta
N’vende të ngrohta fluturojnë.
Eh,sa shumë dhe u mundova
Mblodha gjethe mal e vrije
Si Picasso nuk e bëra
Por u bë vjeshtë dashurie.