“Filloja t’i shtrëngoja dhëmbët, mblidhja duart grushta në xhepa, tendosësha i tëri, si për ta mposhtur këtë mall dhe dhimbje, këtë dehje të lodhur që tashmë më kishte mbytur komplet. ‘Dreqin!”, - thashë. Sytë m’u vërbuan nga kjo perde lotësh.
Ndieja vetëm goditjet e zërit të saj në ballë dhe në mënyrë të turbullt trupin dhe fytyrën e saj para fytyrës sime.
Ajo tashmë ishte bërë shpatë përvëluese që gërrynete qerpikët e mi dhe gërmonte sytë që më dhembnin.
Gjithçka këtu lëkundej brenda meje. Në mendje më shfaqeshin imazhet e luftës, fytyra të djegura të fëmijëve, gratë e dhunuara, pleqtë e shtrirë në tokë...
Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.