Për të 39-tën herë në Salamina të Greqisë, u organizua manifestimi ndërkombëtar honorifik, ku u nderuan personalitete të shquara në fushat e kulturës, shkencës, politikës, sportit dhe fushave tjera sociale.
Ky manifestim organizohet nga shoqata kuluturore nderkombëtare “The Cafe of Ideas”, me mbeshtetje nga UNESCO. Për arritje në fushën e shkencës u dekorua edhe Profesoresha e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës Kyvete Shatri, me çmimin prestigjoz ‘Verginia’ .
Në arsyetimin e jurisë ndër të tjera u tha se Profesoresha Shatri ka shënuar sukses në hulumtimet e realizuara për integrimin e TIK-ut në edukim, gjë kjo e cila paraqet një rëndësi të veçantë për metodat bashkohore në edukim.
Po ashtu Profesoresha Shatri mori edhe diplomen nga UNESCO.