Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për artin shqiptar. Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare regjisori Vladimit Kasaj.
Mësohet se Kasaj është ndarë nga jeta për shkak të një ishemie cerebrale.
Autor i shumë filmave artistike e serialeve televizive si ‘Flaka e maleve’, ‘Ditët që sollën pranverën’, ‘Rikonstruksioni’, i takon brezit të regjisoreve të viteve 70, 80, ndërsa la pas një prodhimtari të gjerë filmike.
Kasaj i ka kryer studimet në Rumani në Akademinë e filmit rumun.