Bëhet pajtim për unitet kombëtar,
pasi drejtësia ndër ne të ketë ardhë,
Nga robëria e mbrendshme zinxhirtë për t’i shkëputë,
populli n’Republikë t’veptojë hiç pa tutë!
Prokurorisë t‘i dorëzohen t’vërtetat çdo herë,
shpifjet pa bazë jo kurrë s‘na bëjnë nder!
Dukuritë e përgjithshme negative në poezi i kam cituar,
drejtësia është e mira e kombit që t’gjithë duhet për t‘iu gëzuar!
Uniteti është fuqia,
shkëputë zinxhirtë nga robëria!...
Drejtësia është unitet,
madhëron kombin çdo vjet!
T‘jetojnë njerëzit me punën e djersës t‘vet,
gëzohen edhe fëmijët n‘djep!
Kur ne fushat tona i bëjmë mirë ugar,
kemi zhvillim dhe sovranitet kombëtar!