Dëshira për pushtet,
Pasurimi pa kudret,
Kosovës vetëm t’këqia i kanë sjellë,
Haj mozamakeq!
..
Mirë thoshin dikur ,
mos u bënë argat i huaj,
Se nuk i dhimbsesh askujt!
Kur vetë sharron n’baltë,
mos i kërko ndihmë askujt,
ata rrahin shuplakë,
tallë me ty,
e t’thonë : ku i pate syt?
O i mjeri ti.
Do jetë shumë vonë,
Kur t’na lëshon jermia,
eh po thotë Evropa,
hajtni se, u shpëton Turqia.
Turqia thotë ju dua,
Në Kosovë ndërton Xhamia,
Në Serbi uzina,
pallate e rrugë t’mira.
Keni mend o njerëz,
Bëhi bashkë më shpejtë,
Nësër do të jetë tepër vonë,
Kur Kosova thërret.
Nëse nuk ndalët tradhtia,
Evropo do t’na kthejë shpinën,
mund t’humb Kosova ,
nëse nuk ndërhyn Amerika,
do të “fitojë” Serbia.
Mos akuzoni
Kisha e Xhamia,
kulte të tilla ,
ka edhe Gjermania,
akuzoni politikanët hajna,
të korruptuar gjër n’fyt,
po e varferojnë popullin për çdo ditë ,
kanë filluar t’i tallin Evropë e Amerikë.